Vrau djalin 3 –vjeçar sepse e dashura nuk kishte qejf fëmijët

Lajme

Vrau djalin 3 –vjeçar sepse e dashura nuk kishte qejf fëmijët

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 19:49
Brendan

David Creato Jr, u deklarua fajtor, pasi në vitin 2015 vrau djalin e tij dhe më pas e hodhi trupin e vogëlushit në një pyll.

Arsyeja pse 23- vjeçari kreu këtë krim monstruoz ishte, pasi e dashura e tij nuk i kishte qejf fëmijët.

23- vjeçari nga New Jersey ka pranuar fajin e tij përpara gjykatësit dhe është shprehur i penduar.

Prokurorët thanë se Creato vrau djalin e tij, Brendan, sepse e dashura e tij 17 vjeçare nuk i kishte qejf fëmijët.

Në tetor  të vitit 2015, Creato njoftoi policisë duke i thënë se djali i tij ishte larguar nga shtëpia e tij  në Haddon Township në Camden County.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe e gjeti trupin e fëmijës së vrarë të hedhur në pyll, jo shumë larg banesës së shtëpisë së tij.

Ai do të dënohet më 29 shtator dhe prokurorët do të vendosin masën prej 10 vitesh burg për të riun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat