Ramush Haradinaj: Kjo është e vërteta e marrëveshjes me AKR-në!

Lajme

Ramush Haradinaj: Kjo është e vërteta e marrëveshjes me AKR-në!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:03

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka theksuar se ende nuk ka marrëveshje me Aleancën Kosova e Re.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje, rreth asaj që raportun dje mediat”, ka thënë ai në një konferencë me media.

Ai ka thënë se nga momenti kur zgjedhet kryetari i Kuvendit, janë 14 ditë kohë për formimin e qeverisë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sot se i gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrime.

Sipas kandidatit për kryeministër ka takime të të gjithëve dhe se sipas tij shumë shpejt ato të finalizohen.

Haradinaj në një konferencë për media ku ka prezantuar gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave tha se ende nuk ka marrëveshje me AKR-në duke demantuar raportimet e mediave gjatë ditës së djeshme.

“Do t’i japin epilog drejtim vendit. Ka ardh koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Është pakuptim kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku javen tjetër mendoj do të fillojmë me punë. Kam qenë i hapur dhe jam habit me logjiken e Vetëvendosjes dhe LDK-së të cilët iu kam kërkuar konsulta dhe takime dhe jam habit qe i kanë refuzuar takimet nga një ish koleg. Kemi mund të ulemi në tavoline. Nga momenti që konstituohet Kuvendi do të ndryshojë dinamika”, tha Haradinaj.

Në konferencë Haradinaj prezantimin e kandidatëve e ka filluar me Arta Ahmetin, kandidate për kryetare të Drenasit, Ahmet Grajçevci për Fushë Kosovë, Kajtaz Gashi për Malishevë, Esat Peci për Mitrovicë, Fatmir Humolli për Podujevë dhe Lutfi Bilalli për Vushtrri.

Kandidatët që u prezantuan sot kanë deklaruar se do të sjellin ndryshime në komunat, të cilat do pretendojnë t’i udhëheqin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat