Mamaja zbulon përdhunimin e vajzës pasi i lexoi ditarin

Lajme

Mamaja zbulon përdhunimin e vajzës pasi i lexoi ditarin

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Nëna e një vajze 12-vjeçare zbuloi se e bija ishte përdhunuar nga një adoleshent më i madh se ajo, pasi lexoi ditarin e saj.

Taylor James Dusen, 18 vjeç, nga Michigani, do të vuajë një dënim prej pesë vjetësh për krimet e tij.

Dusen u shpall fajtor, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me fëmijë nën 13 vjeç.

Policisë iu tha se ishte e ëma ajo e cila lexoi ditarin e vajzës së mitur duke zbuluar këtë të vërtetë të frikshme. Autori, adoleshenti Dusen, e kishte njohur vajzën në vitin 2016 nëpërmjet një miku të përbashkët.

Prokuroria e qarkut zbuloi se sulmi seksual kishte ndodhur në Mars të vitit 2017 në shtëpinë e viktimës.

Për adoleshentin  është kërkuar nga prokuroria një dënim nga 5 deri në 25 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat