Drejtpërdrejt nga kufiri Serbi-Kroaci. Ja e vërteta për shqiptarët nga Kosova që po ikin nga vendi

Lajme

Drejtpërdrejt nga kufiri Serbi-Kroaci. Ja e vërteta për shqiptarët nga Kosova që po ikin nga vendi

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 20:00
Nga i dërguari special i “Presheva Jonë” ne kufirin Serbi-Kroaci

Ka dy ditë që u raportua se numër i madh i të rinjve sërish po ikin nga Kosova, ngjashëm me eksodin e vitit 2014. Gazetari i “Presheva Jonë”  dje në orët e pasdites ka qëndruar ne mesin e këtyre emigrantëve, ne  kufirin Serbi-Kroaci ku ka biseduar dhe ka zhvilluar disa foto te autobusëve nga Kosova te mbushur “shpic” me shqiptarë nga Kosova, te cilin kishin për destinacion Zvicrën dhe vendet tjera te BE-së.

Nga Prishtina deri ne Horgosh ka 537 km, kurse deri në Batrovci (kufi me Kroacinë) ka 645 km. Për shkak bllokadave të herëpashershme ne kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, shoferet dhe emigrantet nga Kosova preferojnë kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, pikërisht piken kufitare Betrvoci. Sipas disa agjencive turistike autobus nga Kosova po shkojnë edhe nga Hungaria (Horgosh) por me pak..

Gazetari i agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” i cili dje u gjend special ne piken kufitare mes Serbisë-Kroacisë ne Batrovci për te pare se çfarë po ndodhe vërtetë aty se ikja është (dez) informate e sakte apo jo e disa mediave. Por realiteti është i tille, i hidhur por i vërtetë deshëm apo s’deshëm, çka  kjo agjencia shqiptare nga Presheva ka arritur te regjistroj vetëm brenda dy orëve 26 autobus (apo mbi 1300 udhëtare apo “turistë”) me firma shqiptare te mbushur plote e përplotë me emigrante kryesisht te rijnë, gra e fëmije qe vinin kryesisht nga Kosova (Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani, Vitia, Gjakova..) dhe i kishin mësyrë fillimisht te afërme te tyre, qendrat e azilit apo në stilin, si thonë kudo rafsha mos u vrafsha…

Sipas agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te shofereve dhe agjencive turistike vetëm këtë jave Kosovën e kane lëshuar mbi 10 mije shqiptarë?! Kjo shifër është e madhe nëse kemi parasysh se këta emigrante lëshuan vendin e tyre pas Bajramit, pas fillimit te shkollave dhe pas mbarimit te sezonit turistik.

Zvicra dhe Bashkimi Evropian e përcaktoi Kosovën në vitin 2014, si një vend të sigurt dhe si rrjedhim, azili ekonomik nuk mund të pranohej. Arsyeja kryesore se përse qytetarët shqiptarë lanë vendin e tyre kane te bejne me varfërinë, papunësinë e lartë, korrupsioni, pagat e ulëta, por edhe te zhgënjyer nga klasa politike qe Kosovën po e përcjell gati ne çdo katër vjet me kriza si ngërçe politike dhe paralizimin e institucioneve, ku qytetaret nuk po shohin perspektive dhe te ardhme te sigurt ne vendin e tyre te cilët luftuan.

“Turist Kosova e Re”, “Dardani Turs”, “Shpejtimi Turs”, “Barileva Turs”, “Sharr Travell”, “Beli Trans” etj.. janë këto vetem disa firma te agjencive, autobusëve shqiptare te cilët “Presheva jonë” ka arritur t’i regjistroje dhe fotografoje brenda dy orësh ne piken kufitare Betrovci te Serbisë te cilet pritnin ne kolona te gjata për te kaluar ne Kroaci e vazhduar me tej ne vendet e BE-së. Për shkak pritjeve te gjata dhe vapës udhëtarët kishin dalur jashtë autobusëve, çka agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” arriti te bisedoj me disa prej tyre.

Ne momentin kur vizituam këta emigrantë aty hasem duke pritur 26 autobus nga Kosova. Dëshmitarët tjerë flasin se para tyre kane shkuar edhe dhjeta tjerë, po aq janë edhe pas tyre duke ardhur…Kurse një doganier serbe ka pohuar se gati për çdo dite ne këtë kufi kalojnë rreth 50-60 autobus nga Kosova..

Plaku 72 vjeçar te cilin takuam me dy rejat e tij me fëmije u shpreh i mllefosur shume keq me keto fjalë “Uh, ta qi*sha derzhaven e nanës te hajduteve për çka luftuam! A luftuam kështu me hjek per buke a? Mu jeta me shkoi ne kurbet, ne kohen e  Milloshit me qanta n’krah, tash ne kohen e Hashimit me qanta n’krah, kurre se pash nje dite te bardhe luftove, s’luftova, ta pshurrsha n’qeverine e kriminelëve! Une vlla ja kam msye per Gjermani se atje kam dy djem te cilet edhe pse te diplomuar pas lufte te papune iken jashte dhe mi kan e lanë keto gra me keta sabi, culle.. E une sp mundem më te kujdesem per ta. Jam nis tek ta me ja dergue robt dhe fëmijet dhe te bejne cka te duan me ta…”

Kurse te rinjtë A.Gashi, F. Pacolli, A.Shabani,. L. Maliqi, U.Berisha, J. Rugova nga Prishtina Gjilani ishin emigrantet takuam ne autobusin Turs Kosova e re te cilët ishin nisur tek te afërmit dhe  shoke qe kishin ikur para dy-tri vitesh.

“Valla njëherë per njehere s’ka kurgja ne Kosovë. Zoti e baft Hajr. Kemi friken se ka me mbet vetem me  magjup, fukara, police dhe qeveveritare..He per he s’ka buke aty, as perspektive, as te ardhme te mire. Ky ishte edhe shkaku pse ja kthyem shpinden padashje vendit tonë te dashur..”

Burime tona mësojnë se ne mesin e shume emigranteve qe kane lëshuar Republikën e Kosovës, merre me mend, posedojnë pasaporta serbe. Për këtë është dëshmitar gazetari  “Presheva jonë” nga vendi i ngjarjes qe me sy te vete ka pare pasaportat serbe ne duart e kosovareve?!

Kurse ish-luftëtari i UÇK-se A.R. nga Prishtina te cilin takuam ne autobusin “Dardania” ne  kufirin Serbi-Kraci thotë se “hiq bre s’ma ka marr mendja se do ta ta le vendin tim për te cilin luftuam e sakrifikuam për dite te mira te lumtura. jazek ju koft liderëve tanë. Na dje luftuam neper male me shkaun për bukë, liri e jete te mire te fëmijëve tanë, ata sot luftojnë ne parlament për karrige dhe vetura e Iphona te fëmijëve te tyre.. Haram te kofte gjaku o tradhtare te Kosovës qe po e shitni vendin, qepéo na pezini nga Kosova jonë.. Ne po ikim, tash ju knaqnu shkrinu, gëzone me korroupcion e me kurva bareve te nates ne Prishtinë..”

Një e treta e popullsisë e ka braktisur Kosovën  që nga viti 2014 (kupto pas çlirimit)  Që nga kjo kohë, ka pasur disa valë emigrimesh. E fundit ishte ajo e viteve 2014-2015, u konsiderua si emigrimi te pa shpresë. Shkaku kryesor i ikjes ishte  papunësia, por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Gazetat perëndimore kane shkruar se gjata kësaj periudhe Kosovën e kanë lëshuar mbi 200 mije shqiptar, madje flitet dhe për shifra tjetër deri ne 400 mije qe nuk mund t’i besohet ndoshta?! shifer kjo e cila mund te interpretohet dhe emërohet si “spastrim etnik” i heshtur i Kosovës se pas luftës! Një gjë duhet ditur mire autoritetet nga Kosova, se Kosova nuk është Kine. Nuk i vyen asaj edhe 2-3 turre, hygjyme kështu te emigranteve drejt perëndimit dhe vendi te mbetet i zbrazet vetëm me qeverinë e Kosovës, policinë dhe aty këtu ndonjë ndërkombëtar qe janë merakli për qebape e për do punë tjera?!.../Presheva jonë

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat