Reagon Vuçiq, tregon kush vendos për serbët për të hyrë në Qeverinë e Kosovës

Lajme

Reagon Vuçiq, tregon kush vendos për serbët për të hyrë në Qeverinë e Kosovës

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:33
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë.

Ai në bisedë me gazetarët ka hedhur poshtë kritikat “patriotike” të politikanëve nga Beogradi, të cilët thonë se nuk kanë vizituar asnjë fshat në Kosovë në llogari të Listës Serbe.

Kreu i shtetit serb tha se Beogradi zyrtar nuk ndryshon qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat