Partia serbe tregon me çka e kushtëzuan Ramush Haradinajn

Lajme

Partia serbe tregon me çka e kushtëzuan Ramush Haradinajn

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 16:39
Ramush Haradinaj

Partia Demokratike e Serbisë ka kritikuar sot pranimin e serbëve të Kosovës që të bëhen pjesë e Qeverisë së ardhshme kosovare, pasi siç thuhet, mbështetja për mandatarin Ramush Haradinaj nuk është kushtëzuar me kërkesa dhe parime të qarta, por me pozita dhe interesa.

DS në komunikatë thekson, se serbët në Kosovë nuk janë në gjendje të zgjedhin liderët e shqiptarëve dhe se konsideron të papranueshme faktin që Lista Serbe mbështet Haradinajn dhe hyrjen në qeveri, pasi që serbët në Kosovë nuk e dinë se cilat do të jenë përfitimet që do të kenë nga ky koalicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat