Ndërkombëtarët injorojnë Haradinajn, ende asnjë urim për të

Lajme

Ndërkombëtarët injorojnë Haradinajn, ende asnjë urim për të

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 11:45
Ramush Haradinaj

Kryeministri i ri i Kosovës ende nuk e ka marrë asnjë urim për pozitën e mori të shtunën mbrëma. Detyrën e re, Ramush Haradinajt nuk ia kanë uruar as Ambasadori Amerikan, Greg Delawie dhe as zyrtarët e Brukselit. 

Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, ende nuk e ka marrë asnjë urime prej zyrtarëve ndërkombëtarë pavarësisht se votimi për Qeverinë e re është bërë një ditë më parë.

Në adresë të Shefit të ri të Qeverisë nuk ka shkuar asnjë urime as prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë. Përfshirë ambasadorin amerikan, Greg Delawie, por as diplomatët tjerë nuk i kanë shkuar Haradinajt për pozitën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat