Dokumentari çek për luftën e Kosovës, që ka sjellë debate të mëdha

Lajme

Dokumentari çek për luftën e Kosovës, që ka sjellë debate të mëdha

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 13:08
Çekët bëjnë dokumentar për luftën e Kosovës

Një video që pretentohet se është një film dokumentar është duke qarkulluar në media dhe kësisoj po sjellë shumë debate.

Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur dokumentar “Kosova peng” i realizuar nga regjisori çek Valcav Dvorzhak.

Aty flitet për luftën e Kosovës dhe që nga dhënia e premierës së tij ka ngjallur reagime kontraverse.

I ashtuquajturi dokumentar analitik, thuhet se hedh dritë mbi historinë e para disa viteve në Kosovë ku e mbyll me bombardimin e NATO-s në 1999. Në film janë pjesëmarrës mjaft banorë serbe të Kosovës ku ndajnë për shikuesit kalvarin e vuajtjeve në jetën e tyre të përditshme, por edhe të grupeve shqiptare që veprojnë në Kosovë.

Televizioni publik çek ka financuar këtë dokumentar, por shfaqja e tij shumë herë është parë me një sy kritik pasi shihet si i njëanshëm dhe në krah të serbëve.

Por, regjisori Dvorzhak e ka mohuar këtë duke thënë se “as në dokumentarët e holokaustit asnjëherë nuk është shfaqur ana tjetër” duke nënkuptuar agresorin, ku hyjnë NATO dhe shqiptarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat