Brnabiq: Serbia mbështet me logjistikë dialogun e brendshëm për Kosovën

Lajme

Brnabiq: Serbia mbështet me logjistikë dialogun e brendshëm për Kosovën

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 12:21
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka diskutuar me ambasadoren e Norvegjisë Arne Sanes Bjornstad, me të cilën është pajtuar se dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi është shumë i rëndësishëm për zgjedhjen më të mirë për këtë çështje.

Brnabiq ka thënë se Qeveria e Serbisë do të mbështesë me logjistikë dialogun, të cilin e ka iniciuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, njoftoi Zyra e qeverisë për bashkëpunim me media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat