BE do të ndihmojë Kosovën në avancimin e sundimit të ligjit - Bota Sot
BE do të ndihmojë Kosovën në avancimin e sundimit të ligjit

Lajme

E martë, 26 shtator 2017

BE do të ndihmojë Kosovën në avancimin e sundimit të ligjit

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 17:00
Përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se BE vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në procesin e avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri të cilin e uroi për përgjegjësinë e re, për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë.

Ajo njëkohësisht nënvizoi rëndësinë e koordinimit me të gjitha institucionet drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të rendit dhe ligjit me agjendën evropiane.

Ministri Tahiri shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të sundimit të ligjit konform agjendës evropiane për Kosovën.  

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test