Arrestime për spiunazh në Republikën e Kosovës

Lajme

Arrestime për spiunazh në Republikën e Kosovës

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 22:53
Ilustrim

Burime anonime nga Policia e Kosovës njoftojnë se gjatë ditës së sotme dhe në orët e mbrëmjes, është zhvilluar një operacion i gjerë dhe është gjetur material, në të cilin dëshmohet mbledhja e paligjshme e të dhënave personale për shtetas të Republikës së Kosovës.

Këto burime bënë të ditur për KP se mbledhjen e të dhënave personale për shtetas të Republikës së Kosovës, e kane realizuar pjesëtarë të strukturave ilegale, të maskuar që punonin "kinse në emër të një organizate humanitare".

Të dhënat e mbledhura kanë pasur për qellim që nesër të dërgohen në një vend fqinj.

Kjo vepër sipas Ligjit cilësohet si “spiunazh armiqësor”.

Konfirmohet se ka pasur bastisje të zyrave dhe të veturave të personave të dyshuar në disa qytete të Kosovës.

Mediat serbe në Kosovë kanë deklaruar se behet fjalë për arrestime të veprimtareve të Kryqit të Kuq.

Gjatë ditës së nesërme KosovaPress do të mundohet të sigurojë detaje të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat