Aksident i tmerrshëm, vdes kryetari i Ranillugut dhe një person tjetër

Lajme

Aksident i tmerrshëm, vdes kryetari i Ranillugut dhe një person tjetër

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 15:19
Gradimir Mikic

(E plotësuar) - Komandanti i Policisë rajonale të Komunës së Ranillugut, ka konfirmuar  se në aksidentin që ndodhi në magjistralen që çon në Nish të Serbisë, kanë vdekur dy persona: kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic dhe kryetari i Kuvendit, Sasha Aleksic.

Aksidenti ka ndodhur para 2 orëve, konfirmoi komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Ranillugut, ku humbën jetën Mikic dhe Aleksiq.

***

Ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nish, kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic.

Bashkëshortja e Mikic, Vesna, është në gjendje kritike për jetën.

Çifti kanë tri vajza të rritura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat