Bashkëshortja e Kryetarit të Ranillugut jashtë rrezikut për jetë

Lajme

Bashkëshortja e Kryetarit të Ranillugut jashtë rrezikut për jetë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:40
Pamje nga aksidenti

Në aksidentin në Nish, ku mbetën të vdekur Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikiq dhe kreu i Kuvendit Komunal Sasha Aleksiq, ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja Vesna Mikiq.

Ajo është lënduar por sipas mediave në gjuhën serbe, është jashtë rrezikut për jetë. Vesna Mikic ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu në veturë ka qenë edhe Davor Petkovci udhëheqës i drejtorit të për Arsim dhe Shëndetësi, që po ashtu është jashtë rrezikut për jetë. Ata aktualisht po trajtohen në Qendrën klinike të Nishit.

Sipas mediave në Nish, aksidenti ka ndodhur në vendinb Doljevc afër një rampe ku paguhet autostrada.

Sipas, këtyre mediave vetura ka dalë nga rruga dhe  është rrokullisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat