Detaje nga vdekja tragjike e kryetarit dhe kryesuesit të Kuvendit të Ranillugut

Lajme

Detaje nga vdekja tragjike e kryetarit dhe kryesuesit të Kuvendit të Ranillugut

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:56
Pamje nga aksidenti

Kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sasha Alleksiq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Nish të Serbisë.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 13:45, pos viktimave në aksident janë lënduar edhe Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit si dhe drejtori i Arsimit, Davor Petkoviq.

Komandanti i policisë të Ranillugut, Nebojsha Popoviq, i cili ka treguar detaje se si ndodhi ngjarja tragjike.

“Kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Mitrovicë së Sermit. Atyre u ka plasur gomë dhe më pas janë rrokullisur, ku edhe kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit kanë pësuar fatalisht”, ka thënë Popoviq.

Ai ka treguar se “sonte pritet të kthehen kufomat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat