“Ju tregoj pse e njoha pavarësinë e Kosovës” – Gjukanoviq “rrëfehet” tek serbët

Lajme

“Ju tregoj pse e njoha pavarësinë e Kosovës” – Gjukanoviq “rrëfehet” tek serbët

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 20:03
Milo Gjukanoviq

Mali i Zi nuk është një shtet anti-serb, pavarësisht se e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kështu ka thënë sot ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë mediat serbe.

Në këtë intervistë per mediat serbe, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi tregohet realist mbi gjykimin e çështjes së Kosovës, e cila sipas tij, është e pavarur. Ka thënë se realiteti është se “Serbia në mënyrë të pamëshirshme e ka humbur betejën politike për Kosovën”.

“Unë kuptoj. Nuk është e lehtë që çdo shtet të përballet me pashmangshmërinë e humbjes së një pjese të territorit të saj. Mos mendoni madje se Mali i Zi nuk ka vetëdije tërësisht realiste për seriozitetin e problemit”, ka thënë Gjukanoviq.

“Dhe realiteti, në mënyrë të pamëshirshme thotë se Serbia shumë kohë përpara këtyre gjeneratave të reja e ka humbur një betejë politike në Kosovë. Ne në udhëheqjen shtetërore të Malit të Zi e shohim realitetin dhe menduam se pavarësisht nga rëndësia e çështjes, duhet të jemi të ndershëm me miqtë tanë në Beograd”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Gjukanoviq ka thënë se njohja e Kosovës shtet të pavarur, nga Mali i Zi, nuk duhet të shihet si politikë anti-serbe nga Podgorica.

“Unë mendoj se ata e dinin se një vlerësim i tillë i Malit të Zi nuk ishte i frymëzuar aspak nga politika anti-serbe, por me dëshirën për ta bazuar politikën tonë në realitet; na pëlqeu apo jo”, i ka thënë Gjukanoviq gazetës serbe.

Gjukanoviq kishte shërbyer si kryeministër në tetorin e vitit 2008, kur Republika e Malit të Zi e njohu zyrtarisht sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat