Gjukanoviq: Asnjë serb normal s’do të hynte sërish në luftë për Kosovën e humbur

Lajme

Gjukanoviq: Asnjë serb normal s’do të hynte sërish në luftë për Kosovën e humbur

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:02
Gjukanoviq

Nuk besoj se dikush normal në Serbi do të më kuptonte nëse them se pas shumë viteve të politikës së gabuar, sidomos pas aventurës tragjike ushtarake të vitit 1999, duhet sërish luftuar për Kosovën, ka thënë ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Realiteti është se Serbia, para shumë gjeneratave të reja, e ka humbur betejën politike për Kosovën”, ka thënë ai.

Sipas tij, udhëheqja e Malit të Zi e ka parë realitetin dhe është dashur të jenë të sinqertë me miqtë në Beograd, pra ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

“Kemi besuar se duhet të ballafaqohemi me të pashmangshmen e pakëndshme. Në kreun e Serbisë kishin mirëkuptim dhe kapacitet ta kuptojnë këtë pikëpamje. E dinin se ky veprim i Malit të Zi nuk ishte antiserb, por dëshirë që politikën tonë ta bazojmë në realitet, na pëlqeu kjo ose jo. Po ashtu, me këtë kemi dashur të japim shembull për zgjidhen e çështjeve të hapura në rajon”, ka shtuar ai.

Duke përmbledhur karrierën e tij, Gjukanoviq thotë se dy sukseset e tij më të mëdha ishin pavarësia dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat