“Thaçi duke mbuluar të kaluarën e vet dhe familjarëve pro serb, vrau të ardhmen tonë”

Lajme

“Thaçi duke mbuluar të kaluarën e vet dhe familjarëve pro serb, vrau të ardhmen tonë”

Nga: H.O. Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:35
Hashim Thaçi

Derisa është duke u hetuar ministri aktual i Bujqësisë, Nenad Rikallo, po dalin prova e deklarata të reja kundër tij. Ndonëse janë dalë disa dëshmitarë kundër tij, hetimet ndaj tij kanë filluar.

Por kush është në të vërtetë ministri serb Rikalo?

Ish ushtari i UÇK-së dhe ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur rreth të bëmave të këtij ministri, duke thënë se deklarata e dëshmitarëve duhet të hetohen nga policia.

“Minstri Nenad Rikalo nuk e njofim nuk dimë as per veprat e tij por një dihet se çdo paramilitar ose çdo policë apo i informuar serbë gjatë luftës ka qenë pjesë e aparatit të dhunës shtetore serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Edhe ky ministër duhet me jep llogari se ku ka qenë gjatë luftës dhe çka ka punuar. Qytetarët tanë nuk gënjejnë kur flasin për dhunën ata e dinë shumë mirë se çka ka punuar fqinj i tyre serbë gjatë luftës. Është e mirë gjithë këto deklarata t’i hetoj policia mirë pa presion politik, por hetim profesional dhe nëse vërtetohet se ka bërë shkelje të drejtave të njeriut gjatë luftës ky minister i listës Serbe jo dorëheqje por duhet me shku në burg “, thotë Miftari.

Ai thotë më tutje se afërsisht mbi 95% të serbëve mbi 18 vjeqar kanë qenë pjesë e aparatit të dhunës serbe kundër shqiptarëve.

“Por vendi jonë Kosova e Hashim Thaçit gjatë pas luftës nuk e ka marrë asnjë hap juridik apo gjyqësor kundër krimeve serbe kundër shqiptarëve. Pothuajse shteti jonë edhe ndërkombëtarët që janë marr me drejtësi janë marrë vetëm me ndjekjen ligjore të ushtarëve të UÇK-së e jo me ata kriminelë serbë që vranë mbi 14.000 mijë civilë shqiptarë dhjetëra mijëra dhunime dhe mbi 116.000 shtëpi të djegura nga këta Rikallot serbë, asnjë dënim gjerë sot pastrimi etnik ka kaluar pa u ndëshkuar as edhe një serb i uniformum apo paramilitarë”, thekson ai.

Miftari thotë më tutje se Kroacia ka vepruar ndryshe, gjithë paramiitarët dhe ushtarët, policët, territorjallcat serbë për të gjithë ka ngritë aktakuza për krime lufte. Dhe gjyata e ka vendos për çdo të akuzuar se a është fajtor a jo.

“Kosova nuk e ka marrë atë guxim ta merr atë hap pasi që nga pas lufta udhëhiqet nga politikanët shqiptarë pro-serb siç e kemi edhe krytarin tonë Hashim Thaçin i cili duke e mbuluar të kaluaren e vet dhe familjarëve të tij pro serb e ka vra të ardhmen tonë ku asnjë serb gjerë sot nuk ka guxuar ta hedh para gjykatave dhe ta dënoj për krime lufte. Kjo është Kosova e jonë fatkeqësisht është  karikaturë ose republikë banane e dikujt”, thotë Miftari./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat