Shkova në haxh i mbytur në borxhe dhe u ktheva pa asnjë borxh

Lajme

Shkova në haxh i mbytur në borxhe dhe u ktheva pa asnjë borxh

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:21
Ilustrim

Diçka e mrekullueshme më ndodhi në haxh…

Kam kaluar disa vështërsi financiare si rezultat i disa gabimeve të bëra në korporatë të cilat më kanë kushtuar mijra paund. Kjo kishte edhe pasoja indirekte të cilat rezultuan në borxhe të tjera gjithashtu.

Fillova të merrja telefonata kërcënuese, email-e të cilat më dërguan edhe në gjykatë, në të cilën humba edhe pse gjykatësi u tregua dashamirës. Mu tha që të hiqja dorëdhe ta hidhja mbas shpatullave por unë vazhdova.

Me gjithë ato halle mbi supe, përsëri vendosa të shkoja në haxh edhe këtë vit.

Bëra dua që Allahu të më çlirojë nga borxhet dhe të më japë sukses në këtë botë dhe në jetën tjetër.

Pasi përfundova haxhin, po prisja në aeroportin e Jeddah që të kthehesha në Londër. Kontrollova email-et e mia dhe për habinë time një nga kompanitë e mëdha me të cilat po merresha kishte vendosur të më rimbursonte komplet.

Por historia nuk mbaron këtu. Dikush që i dinte hallet e mia, pa më pyetur fare ofroi që ti paguante të gjitha borxhet e mia.

‘’Sa është shuma e borxhit tënd? 20 000, 10 000 ? Mos u shqetëso, do ti paguaj unë të gjitha për ty!

Unë me mirësjellje refuzova. Sa të vërteta janë fjalët e profetit paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të

“Vazhdoni ta bëni haxhin dhe umren, sepse ata e eliminojnë varfërinë dhe mëkatin, ashtu si shakullat eliminojnë papastërtitë nga hekuri, ari dhe argjendi.”(Tirmidhi)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat