Gjenden rreth një milion euro në murin e shtëpisë së kreut të bandës lokale

Lajme

Gjenden rreth një milion euro në murin e shtëpisë së kreut të bandës lokale

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 15:56
ilustrim

Gjatë kontrollit në shtëpinë e kreut të bandës lokale në Bari, policia italiane gjeti rreth një milion euro, kurse monedhat e vogla ishin vendosur në mur të shtëpisë.

Policia në qytetin jugor italian të Barit mbrëmë bastisi shtëpinë e një bande lokale të akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë kontrabandën e drogës.

Një polic gjatë bastisjes zbuloi aksidentalisht të holla në qese vakumi të vendosura në mur poshtë dritares.

Bëhet fjalë për 936,000 euro të fshehura në monedha të imta, ndërsa origjina e parave do të përcaktohet nga hetimi.

Në po të njëjtën shtëpi policia edhe para disa muajsh gjeti mure të dyfishta dhe në to 60 mijë euro të fshehura, kurse në bastisjen e mbrëmshme me kujdes kontrolluan muret.

Mediet lokale raportojnë se i dyshuari është ende i lirë dhe se policia është vënë në kërkim të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat