Flet vëllai i 16-vjeçarit që u vra dje në Prishtinë

Lajme

Flet vëllai i 16-vjeçarit që u vra dje në Prishtinë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 18:24
Varrimi Zekës

Tauant Zeka, vëllai i 16-vjeçarit që u vra të shtunën në Prishtinë, Aulon Zekës, ka thënë se ua kanë lënë në duar Policisë së Kosovës të zbardhin vrasjen. Ka thënë se nuk dëshiron as të komentojë se kush është i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulonit.

Ai ka thënë se nuk di asgjë detajisht rreth vrasjes së vëllait të tij.

“Ia kemi lënë në duar Policisë së Kosovës. Nuk dëshirojmë të komentojmë më shumë”, ka thënë Taulant Zeka, për Express, pasi e kanë varrosur Aulonin.

Taulanti nuk ka dashur të flasë lidhur me të dyshuarin kryesor për vrasjen e Aulonit.

“Jo, ne nuk dimë asgjë. Të gjitha janë në duart e Policisë”, ka shtuar Taulanti.

Aulon Zeka u vra të shtunën në Prishtinë me katër plumba. Dyshohet se vrasësi është G.H, i cili kishte pasur probleme edhe më herët me të ndjerin.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se një person është në kërkim lidhur me vrasjen e Aulon Zekaj, i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Borovci ka thënë se i njëjti person që po kërkohet mund të ndihmojë në ndriçimin e rastit të vrasjes së të riut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat