Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur se trembëdhjetë punonjës të Komunës së Rahovecit janë helmuar pasi kanë drekuar në një restorant në Durrës.
Tetë prej tyre sipas tij, po vazhdojnë të trajtohen, derisa gjendja e pesë të tjerëve është stabilizuar.
Ai i ka bashkangjitur edhe disa fotografi këtij njoftimi.