Haziri: Ne punojmë sipas frymës rugoviane, të tjerat janë parti të kushërinjve

Lajme

Haziri: Ne punojmë sipas frymës rugoviane, të tjerat janë parti të kushërinjve

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 00:05
Lutfi Haziri

Gjatë një tubimi me strukturat e një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, kreu i kësaj komune, njëherësh nënkryetar i LDK'së, Lutfi Haziri, ka thumbuar kundërshtarët politikë.

Haziri ka thënë se LDK është e ndërtuar dhe funksionon në frymën rugoviane, e hapur për të gjitha kuadrot e reja, gratë dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë interes ndërtimin e vendit.

“Në këtë vend pra është fryma rugoviane. Ne me këtë frymë jemi të vendosur të punojmë, zhvillohemi dhe qeverisim duke qenë të hapur me konkurrencë të shëndoshë", është shprehur ai.

"Ndërsa të tjerët janë zëvendësuesit e tipit ‘herë unë, e herë baci’ sepse janë parti të kusherinjve", ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat