Ish-presidenti kroat: Lista Srpska në Qeverinë Haradinaj shpresë për raporte më të mira Kosovë -Serbi

Lajme

Ish-presidenti kroat: Lista Srpska në Qeverinë Haradinaj shpresë për raporte më të mira Kosovë -Serbi

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 00:36
Ivo Josipoviq

Ivo Josipoviq, ish -Presidenti i Kroacisë në një intervistë për mediat serbe ka lëvduar futjen i Listës Srpska në Qeverinë Haradinaj.

“Mendoj se kjo është një veprim i mençur për serbët dhe Serbinë, një hap i dobishëm politik. Hyrja në Qeverinë e Kosovës është një shpresë se do të normalizohen raportet ndërmjet dy popujve dhe shteteve”, ka thënë Josipoviq.

Ish-Presidenti kroat në intervistën për mediat serbe ka folur edhe për Aleksandar Vuçiq për të cilin ka thënë se ka fuqi të madhe politike, të cilën shpreson se do ta përdorë për të mirën e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat