Autobusët bllokojnë të gjitha hyrje - daljet në stacionin kryesor në Prishtinë, ja pse protestohet

Lajme

Autobusët bllokojnë të gjitha hyrje - daljet në stacionin kryesor në Prishtinë, ja pse protestohet

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:05
Pamje nga bllokimi i stacionit

Është bllokuar stacioni kryesor i autobusëve në Prishtinë. Kompanitë e ndryshme të autobusëve kanë bllokuar të gjitha hyrjet e daljet në stacionin e kryesor, duke protestuar për rregullin e ri që kanë vendosur menaxhmenti i stacionit. “Arsyeja është se stacioni nuk lejon që udhëtarët të shkojnë në autobus pa e bërë pagesën brenda stacionit.

Këtë e kanë bërë pa u konsultuar me kompanitë. Asnjë udhëtarë nuk mund të hip në autobus nëse nuk nxjerrë biletë në stacion, kjo është diçka e pashembullt”, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot”,  një përfaqësues i një kompanie të autobusëve, që nuk do t’i përmendet emri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat