Ish-deputeti rrëfen tmerrin, kështu më vdiq nipi në QKUK, fajtor e bën Curr Gjocajn

Lajme

Ish-deputeti rrëfen tmerrin, kështu më vdiq nipi në QKUK, fajtor e bën Curr Gjocajn

Nga: H. Orana Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:24
QKUK

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ditë më parë kishte informuar përmes Facebook-ut se nipi i tij dy muajsh kishte ndërruar jetë në QKUK dhe fajin ua kishte hedhur menagjimit të këtij institucioni.

Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka treguar se si ka ardhur deri të vdekja e foshnjës dy muajshe, si pasojë e neglizhencës së personelit të QKUK.

“Javën që kaloj neve na ka vdekur një fëmijë, djali i vëllaut tim. Ai fëmijë ka qenë në klinikën e neonatologjisë dhe i kanë rekomanduar operim urgjent. Por në vend se të operohet në urgjencë, ai ka pritur 12 orë që të hy në operacion. Arsyetimi ka qenë se gjatë vikendeve funksionon vetëm një sallë operative”, tregon Kelmendi.

Image
Gëzim Kelmendi

Kelmendi e quan këtë të tmerrshme që nga gjithë ato salla të funksionojë vetëm një. Ai thotë se rasti është lajmëruar në polici dhe fajtor për këtë është drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj.

“Kjo është paradoksale, prej dhjetërave sallave në QKUK, me funksionu vetëm një sallë, kjo është tmerr. Ne e kemi lajmëruar rastin në Policinë e Prishtinës. Ne mendojmë se përgjegjës kryesor për këtë rast është keqmenaxhimi i QKUK-së, konkretisht Drejtori Curr Gjocaj”, thekson ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat