Gjocaj: Mos bëni panik për katër personat e vdekur në QKUK

Lajme

Gjocaj: Mos bëni panik për katër personat e vdekur në QKUK

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:12
Curr Gjocaj

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Curr Gjocaj ka folur për vdekjet e dyshimta të katër personave në QKUK.

Ai tha para medieve se gjendja momentale në këtë klinikë është stabile dhe se jemi duke i pritur rezultatet nga toksikologët e Tiranës.

Pavarësisht situatës alarmante, ai kërkoi nga qytetarët që të mos humbin shpresën në institucionet publike.

“Ju bëj apel  përmes jush , qytetarët të mos kenë frikë, qytetarët të kenë besim në institucionet publike, të dini një gjë se nëse kjo është bërë me i bë dëme institucionit publik edhe institucionet private përdorin të njëjtin gaz i cili është në qarkullim dhe bëj apel të mos krijohet frikë dhe panik në popullatë të kenë besim në institucionet publike do të bëjmë ma të mirën e mundshme, jemi në shërbim të tyre”

Në Klinikën e Kirurgjisë, brenda një dite kanë vdekur katër persona, njëri prej tyre fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat