Mesazhi i fundit i Aulonit para se të takohej me të dyshuarin

Lajme

Mesazhi i fundit i Aulonit para se të takohej me të dyshuarin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 22:04
Aulon Zeka

Aulon Zeka kishte shkëmbyer mesazhe me njërin nga shokët e tij të shtunën, para se të takohej me të dyshuarin për vrasjen e tij, G.H.

16-vjeçari që u gjetë i vrarë me katër plumba në trup të shtunën në lagjen Arbëria, i kishte thënë shokut të tij se do të takohej me një djalë, duke iu referuar të dyshuarit G.H.

Mesazhet e fundit të Aulon Zekës janë bërë publike. 

“Po dal me njanin qishtu, nifar tripi. Se jom n’fërrka me to e po dalim me fol tha”, i shkroi Zeka njërit prej shokëve, para se të ndërronte jetë të shtunën.

Ndërkohë shokët e viktimës kanë treguar frikën që kishte Auloni se mund t’i ndodh diçka para se të vritej.

E dy të dyshuarit për vrasjen e Zekës janë po ashtu të mitur. 16-vjeçari G.H dhe 16-vjeçarja R.G janë arrestuar nga Policia dhe ndaj tyre është parashtruar masa e paraburgimit.

Lexo edhe këtë lajm

Fjalimi prekës i shoqes së Aulon Zekës, mallkon vrasësit

Rrëqethëse: Shoku i ngushtë i kushton këngë Aulonit, rrëfen gjithë ngjarjen nëpërmjet vargjeve

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat