Gaxherri: Qeveria Haradinaj e rrezikshme, jemi të mobilizuar për ta kundërshtuar

Lajme

Gaxherri: Qeveria Haradinaj e rrezikshme, jemi të mobilizuar për ta kundërshtuar

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 23:15
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Qeveria Haradinaj është e rrezikshme për vendin, pasi është e varur nga Lista Serbe.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ajo ka bërë me dije se LDK’ja është mobilizuar për t’i kundërshtuar veprimet e kësaj Qeverie.

Gaxherri ka thënë se fat i mirë është se këtë herë opozita do të jetë më e fusishme se kurrë më parë.

Ajo ka theksuar se LDK’ja do të luajë rol konstruktiv në zhvillimet që e presin vendin.

Deputetja Gaxherri ka thënë se LDK’ja, duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje, intensivisht do të punojë që ditët e kësaj Qeverie të jenë sa më të shkurta.

Duke folur për përbërjen e kësaj qeverie, ajo ka thënë se Kosova prej pas luftës nuk ka pasur qeveri më të dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat