"Haradinaj dhe Thaçi nuk guxojnë ta vizitojnë Veriun pa lejen e Beogradit"

Lajme

"Haradinaj dhe Thaçi nuk guxojnë ta vizitojnë Veriun pa lejen e Beogradit"

Nga: H.O. Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:01
Haradinaj dhe Thaçi

Shumë herë është kritikuar mos guximi i liderëve politikë për të vizituar veriun e Mitrovicës. Madje për vizita në very kanë hezituar edhe krerët e shtetit. Presidenti Hashim Thaçi deri më tani vetëm njëherë ka vizituar veriun. Ai vitin e kaluar ka vizituar pikën kufitare në Jarinjë të pjesës veriore të Kosovës.

Por ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari thotë Presidenti Thaçi e viziton e Veriun vetëm me lejen e Ivica Daçiçit, ndërsa në vitin 1999 nuk kishte guxim ta vizitontë kur u bë ndarja e Mitrovicës.

“Hashim Thaçi mundet me vizitu veriun vetëm me lejen e Ivica Daçiçit, i njëjti nuk ka pasur guxim ta vizitoj veriun as në vitin 1999 kur e sjellte shërbimi sekret Francez t’i gënjejn shqiptarët dhe kur vinte tu ndalonte protestat e sjqiptarëve  që u mbanin kundër ndarjes të Kosovës. Hashimi do pritej ndoshta si hero serb”, thotë Miftari.

Ndërkaq për Ramush Haradinajn, Miftari thotë se aim und ta vizitoj veriun me lejen e Beogradit dhe Listës Serbe.

“Por për Ramushin edhe ky mund ta viziton veriun vetëm me lejen e Beogradit dhe me lejen e Listës Serbe, përndryshe munden me dal andej, por nuk di si do ktheheshin, pasi veriu kontrollohet nga  MUP i serb edhe Policia e Kosovës në veri punojnë nën urdhërat e Beogradit”, thekson ai./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat