Kosova po udhëhiqet nga njerëz të zhytur në krim, korrupsion e nepotizëm

Lajme

Kosova po udhëhiqet nga njerëz të zhytur në krim, korrupsion e nepotizëm

Nga: H. Orana Më: 20 shtator 2017 Në ora: 14:33
Ilustrim

Kosova ka pak ditë që ka institucione të reja, e deri diku edhe njerëz të rinj udhëheqës. Megjithatë sipas analistëve në Kosovë do të vazhdoj i njëjti avaz, një shtet i udhëhequr nga njerëz të zhytur në krime, korrupsion e nepotizëm.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” thotë se nuk ka asnjë sinjal se partitë politike po tentojnë të heqin nga partitë e tyre njerëzit e zhytur në këto dukuri negative.

“Ende nuk ka sinjale shumë të qarta që këto parti politike janë të gatshme të lirohen nga njerëzit të cilët e kanë keqpërdorur pushtetin”, thekson ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, përderisa PDK-ja është larg asaj që të lirohet nga këta njerëz, që I shënuan edhe rënie në zgjedhjet e fundit, LDK-ja po i largon figurat e vjetëruara nga kjo parti.

“Në PDK ka disa lëvizje të lirimit nga disa njerëz servile dhe keqbërës, por ende është shumë larg ky subjekt të reformohet dhe të heq dorë nga kontrolli I aseteve publike, nepotizmi, kontrolli i ndërmarrjeve publike dhe të gjitha tjera. Për këtë arsye ky subjekt ka rënë dukshëm në përqindje të votave të fituara të qershorit. LDK po bën përpjekje ngadalë hap pas hapi të lirohet nga figurat e vjetëruara politike, përderisa tjerat edhe nuk kanë ndonjë domëthënie të rëndësishme politike si NISMA dhe tjerët që përbëhen nga individë, por pa ndonjë strukturë të madhe të degëve”, vlerëson Burjani.

Pra, ai thotë se endë larg është Kosova për demokratizëm, rend dhe ligj, duhet ende shumë për të bërë për të ardh deri te rendi dhe ligji i mirfilltë ose së paku të një shkallë më e kënaqshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat