Therje me thikë në Prishtinë, Policia jep detajet

Lajme

Therje me thikë në Prishtinë, Policia jep detajet

Nga: Gresa Bajraktari Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:12
Policia në vendin e ngjarjes

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje fizike në rrugën B në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, e ka konfirmuar rastin për gazetën “Bota sot” , duke treguar se ngjarja ka ndodhur në ora 17 e 30 dhe policia thotë se njëri është therur me thikë ndërsa tjetri është lënduar si pasojë e goditje me mjet të fortë.

“Rreth orës 17 e 30 kemi informata për një përleshje të disa personave në rrugën B, ku dy persona janë lënduar. Njëri dyshohet që është lënduar prej thikës, një mjeti të mprehtë, tjetri është goditur me diçka të fortë në kokë, jo prej arme të zjarrit. Policia po merret me rastin, për informata të tjera, gjatë ditëve në vijim”, ka deklaruar Ahmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat