Huqja e radhës e ministrit të PDK-së

Lajme

Huqja e radhës e ministrit të PDK-së

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 20:53
Abelard Tahiri

Ministri i ri i Drejtësisë vizitoi sot Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Por Abelard Tahiri që në fillim e nisi me disa gabime.

Madje ai e gaboi dy herë vendndodhjen e tij duke ngatërruar kështu Këshillin Gjyqësor me atë Prokurorial.

E kur ministri e përsëriti sërish gabimin, reagoi kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi duke e përmirësuar atë.

Krejt këtë moment e ka kapur kameradhe videon mund ta shihni më poshtë.

Tahiri nuk është se nuk e ka nisur këtë rrugëtim në krye të Ministrisë së Drejtësisë pa gabime të tjera.

Kur sapo ishte votuar Qeveria Haradinaj, Tahiri ia kishte huqur përmes një postimi në Facebook kur kishte thënë se së bashku me kolegët e tij do të angazhohet për forcimin e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E që më vonë ky gabim që duket se ishte krejtësisht teknik u përmirësua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat