Zonja e Parë e Kosovës takohet me homologet e saj në New York

Lajme

Zonja e Parë e Kosovës takohet me homologet e saj në New York

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 22:00
Lumnije Thaçi takohet me homologet e saj në New York

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila është duke e shoqëruar Presidentin e vendit në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ka takuar homologe të shumta nga vende të ndryshme të botes në ngjarje të ndryshme që po zhvillohen gjatë kësaj jave.

Zonja e Parë e shtetit, me ftesë të Presidentes dhe themelueses së platformës globale “Fashion 4 Development”, Evie Evangelou, ka marrë pjesë në Drekën e Shtatë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Zonja e Parë e Kosovës është takuar me homologe nga Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Mauritania, Tuvalu, Ukraina, Kirgistani e kështu më radhë.

Platforma “Fashion 4 Development” është themeluar në janar të vitit 2011 në mbështetje të Objektivave të Mileniumit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të lëvizjes globale “Çdo grua, çdo fëmijë”, lëvizje të cilës i priu ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon.

Në një ceremoni të organizuar nga kjo platformë i janë ndarë çmime grave të cilat kanë kontribuar në fushat e lartpërmendura. Në mesin e të dekoruarave janë edhe supermedolja e famshme botërore dhe themeluesja e “Fashion 4 Relief”, Naomi Campbell, modelja dhe aktorja franceze, Farida Khelfa, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat