Dardan Molliqaj: Ja sa komuna do t’i fitoj VV

Lajme

Dardan Molliqaj: Ja sa komuna do t’i fitoj VV

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 22:31
Dardan Molliqaj

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë që Vetëvendosja do të udhëheq në më shumë se 10 komuna të Kosovës.

Vetëvendosja fushatën elektorale do ta hap në Prizren.

Shënimi i plotë i Dardan Molliqajt:

Nesër e hapim fushatën në Prizren. Të përgatitur e të gatshëm për fitore si asnjëherë më parë.
Rezultati i 22 tetorit do të jetë tronditja e radhës për subjektet politike që kanë keqqeverisur në komunat e Kosovës për vite me radhë. Lëvizja jonë me kandidatët e saj, do ta merr udhëheqjen në më shumë se 10 komuna, shumica prej tyre komunat më të mëdha të Kosovës.
Një gjë është e sigurtë: pas këtyre zgjedhjeve, ne do të qeverisim për më shumë se gjysmën e popullsisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat