Oferta turistike e Kosovës prezantohet në Japoni

Lajme

Oferta turistike e Kosovës prezantohet në Japoni

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 07:15
Ilustrim

Informacione për Kosovën si një destinacion i ri premtues turistik, do të shpalosen për tregun japonez.

Tre operatorë turistikë dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës do të marrin pjesë si ekspozues në panairin vjetor Tourism Expo Japan që mbahet nga sot deri më 24 shtator 2017.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar Kosovën në një treg krejtësisht të ri”, thotë Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës.

Synimi është të promovohet oferta turistike e Kosovës në tregun e Japonisë në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë nga ky vend, por edhe nga vende të tjera të Azisë Lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat