Vulin: Forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë veç KFOR-i

Lajme

Vulin: Forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë veç KFOR-i

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 08:43
Aleksandar Vulin

Lista serbe nuk do ta lejojë formimin e forcave të armatosura të Kosovës, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, duke shtuar se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara specifikon se KFOR-i është e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë, shkruan media serbe.

Vulin ka thënë këtë përgjigje duke komentuar deklarimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar për formimin e ushtrisë së Kosovës brenda këtij viti.

Politikani serb, në këtë intervistë të tij, ka mohuar që Lista Serbe si anëtare e koalicionit qeverisës në Kosovë do të përkrahë një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat