Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Lajme

Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:35
Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara takoi Michaëlle Jean

Nju Jork, 21 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Michawlle Jean.

I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, presidenti Thaçi e përgëzoi sekretaren Jean për punën dhe angazhimin e shtuar të saj në mbajtjen e paqes dhe sigurisë në sferën frankofone.

Kreu i shtetit lavdëroi nismat e saj për përfshirjen e shtuar të të rinjve dhe grave në proceset globale, për prioritetizimin e punësimit për këto dy grupe, për prioritetizimin e inovacionit dhe teknologjisë si instrumente për krijimin e mundësive të barabartë për zhvillim ekonomik dhe punësim. Ai e uroi sekretaren Jean për promovimin e fuqishëm të vlerave të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, së cilës Kosova iu bashkua më 2014 në cilësinë e shtetit vëzhgues.

“Kosova dëshiron të jetë më e avancuar në aktivitetet e Frankofonisë dhe mbështet fuqishëm nismën për modifikimin e statuteve të organizatës me qëllim të përfshirjes më të madhe të shteteve vëzhguese në instancat e organizatës. Kosova synon anëtarësim të plotë në organizatë dhe për këtë është e përkushtuar për të punuar drejt përmbushjes së kritereve të kërkuara për modifikim të statusit në të ardhmen e afërt”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Frankofonisë, Michawlle Jean, të cilën e ftoi për vizitë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat