Sot shënohet Dita pa Makina

Lajme

Sot shënohet Dita pa Makina

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 06:59
Foto arkiv

Me rastin e 22 Shtatorit, Ditës pa Makina, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, OJQ-të mjedisore “Lets do it Kosova”, “REC”, “Earth in Brackets”, “The WAY”, Shoqata e Çiklistëve të Kosovës dhe institucionet tjera relevante, do të shënojnë këtë ditë me një rendësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit.

Në shënimin e kësaj feste mjedisore sot para Objektit të Qeverisë do të mbahet edhe manifestimi qendror.

Ndërsa aktivitetet në komunat e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Me rastin e ditës ndërkombëtare 'Dita pa vetura' që ka qëllim vetëdijësimin për ruajtjen e ambientit, shumë punonjës të ANP 'Adem Jashari' LIMAK Kosovo kanë marrë iniciativë në bashkëpunim me njësinë e ambientit që të mos përdorin makinat e tyre personale për vajtje ardhje nesër në punë por të shfrytëzojnë autobusin si mjet transporti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat