Zyrtarja amerikane-Vuçiqit: Pse u djeg ambasada në Serbi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Lajme

Zyrtarja amerikane-Vuçiqit: Pse u djeg ambasada në Serbi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 16:46
Elizabeth Millard

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka zhvilluar një takim me zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Millard.

Në këtë takim ai ka folur për prioritetet e Serbisë.

Vuçiq ka deklaruar se synim i shtetit serb mbetet integrimi në Bashkimin Evropian, stabiliteti rajonal dhe dialogu me Kosovën duke gjetur një zgjidhje afatgjate nga e cila dy vendet do të ishin të kënaqura.

Zëvendës ndihmës sekretarja e përgjithshme për çështje evropiane, Millard ka kërkuar llogari nga presidenti serb për djegien e ambasaës amerikane në Serbi në vitin 2008 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu ajo kërkoi detaje edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.

Tutje, zyrtarja amerikane tha se Serbia do ta ketë përkrahjen e Amerikës në rrugën evropiane.

Sipas saj, për SHBA-në është e rëndësishme roli konstruktiv i Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat