Pacolli: Kosova është e bekuar që ka një aleat strategjik si SHBA-të

Lajme

Pacolli: Kosova është e bekuar që ka një aleat strategjik si SHBA-të

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:28
Delegacioni i Kosovës është takuar me ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se në Nju Jork, delegacioni i Kosovës është takuar me ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard.

“Si gjithherë, privilegj dhe nder të takohemi me aleatët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvilluam një takim frytdhënës dhe përmbajtësor me Ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares së Shtetit për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, e cila shoqërohej edhe nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari, Hoyt Yee. Përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente. Kosova, vërtet është e bekuar që ka një aleat strategjik si ShBA”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat