‘Haradinaj-Vuçiq’: Opozita në Serbi e quan koalicion natyral

Lajme

‘Haradinaj-Vuçiq’: Opozita në Serbi e quan koalicion natyral

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 13:27
Haradinaj, Vuçiq

Hyrjen në koalicion të Listës Serbe në qeverinë Haradinaj, opozita në Serbi po e përdorë për të sulmuar partitë në pushtet atje, veçanërisht presidentin Aleksandar Vucic.

Fushatën kundër ish – udhëheqësve të UÇK’së, nga liderët serbë, opozita po e quan si farsë, duke u bazuar në atë, se njerëzit e Vucic’it në Kosovë, Lista Serbe, i kanë bërë të mundur ‘Koalicionit të Luftës’ që ta formojnë qeverinë.

Ish – ministri i Jashtëm serb, tani lider i opozitës në Serbi, Vuk Jeremic, ka bërë një Twitt, duke postuar një fotografi të një personi me dy fytyra, ku gjysma është e Haradinajt e gjysma tjetër e Vucic’it.

Ai me këtë rast ka shkruar ‘Koalicioni më Natyral. Mos ka dyshuar ndokush?’.

E gjithë kjo vjen si rrjedhojë, gjatë debatit ne Serbi lidhur me ‘Koalicionin e Luftës’ se a do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në Kosovë, pak a shumë ka ndodhur ngjashëm, pasi edhe këtu opozita ka kritikuar koalicionin qeverisës, se janë peng të Vucic’it, pasi stabiliteti i kësaj qeverie është në duart e njerëzve të tij në Kosovë, Listës Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat