Serbët dhe rusët bëjnë film për UÇK’në dhe incidentin në Aeroportin e Sllatinës

Lajme

Serbët dhe rusët bëjnë film për UÇK’në dhe incidentin në Aeroportin e Sllatinës

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:06
Filmi i serbëve dhe rusëve

Në një fshat të Serbisë afër Zllatiborit, po përgatitet një film për ngjarjet e vitit 1999, gjatë bombardimeve të NATO’s dhe kur forcat serbe vrisnin dhe dëbonin shqiptarët nga Kosova.

Titulli filmit është “Kufiri Ballkanik” në regji të Andrej Volgin ndërsa aty do të luajnë aktorë serbë dhe rusë. Filmi është koproduksion serbo-rusë. Sipas mediave serbe, subjekti i filmit është okupimi i aeroportit të Sllatinës nga njësitë speciale ruse që kishin ardhur nga Bosnja.

Aktori serb Milos Bikovic që është edhe koproducent ka thënë se nëpërmjet këtij filmi “po luftojmë për trashëgiminë tonë” .

Image

“Filmi është iniciativë e rusëve. Dihet pak për momentin e marrjes së aeroportit të Prishtinës, ai moment ka qenë shumë sfidues sepse ka mundur të prodhojë konflikt më të madh. Gjithçka ka qenë si në film” ka thënë ai.

Ky aktor ka thënë se në film e luan rolin e vullnetarit( paramilitarit) që luftën kundër UCK’së që sipas tij ka qenë organizatë terroriste.

Ai ka thënë se filmi do të shfaqet në gjithë botën dhe do të jetë në gjuhën serbe dhe ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat