Haradinaj priti Sindikalistët e Policisë së Kosovës

Lajme

Haradinaj priti Sindikalistët e Policisë së Kosovës

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:51
Ramush Haradinaj priti Kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tashollin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti Kryetarin e Sindikatës  së Policisë së Kosovës, Shaban Tashollin me bashkëpunëtorët, të cilët e uruan atë për detyrën duke i ofruar bashkëpunim në agjendën shtetërore.

Kryeministri u interesua për kushtet e punës së policëve, si një nga shtyllat e sigurisë së qytetarëve, duke u premtuar sindikalistëve të policisë kosovare se do të punojë ngushtë me ta për përmirësimin jo vetëm të kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies së policëve, por edhe për të avancuar dhe plotësuar legjislacionin për Policinë e Kosovës.

Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan Kryeministrin Haradinaj me sfidat që e presin PK, njëherësh ata shtruan edhe kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore si dhe Ligjin për Pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj nga ana e tij shfaqi interesim për avancimin e kushteve të punës dhe atyre jetësore të policëve, duke u zotuar se do të ndërmarrë tërë atë që është në kompetencat e tij dhe të Qeverisë që udhëheq edhe për sa i përket nivelizimit të pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, si dhe rreth lehtësirave për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë tonë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat