Mustafa i uron fitoren kancelares Merkel

Lajme

Mustafa i uron fitoren kancelares Merkel

Nga: Bota sot Më: 24 shtator 2017 Në ora: 21:27
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar  CDU dhe kancelaren Angela Merkel për fitore në zgjedhjet e sotme në Gjermani

Mustafa përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kosova dhe LDK-ja do janë krenarë për suksesin e tyre dhe partneritetin me EPP.

Në zgjedhjet në Gjermani, sipas vlerësimeve të para, demokristianët e Merkel fituan mbi 32.5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme. E dyta renditen SDP me mbi 20 për qind, derisa e treta është Alternativa për Gjermaninë AfD me mbi 13 për qind.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat