Shqiptarë e serbë e keqkuptuan mandatin e Speciales

Lajme

Shqiptarë e serbë e keqkuptuan mandatin e Speciales

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 08:54
Gjykata Speciale

Disa shqiptarë dhe serbë në Kosovë e kanë  keqkuptuar mandatin e Gjykatës Speciale.

Ky fakt është nxjerrë nga disa anketa të realizuara nga organizata ” Integra”.

Drejtori i saj, Kushtrim Koliqi tha në ” Syte 7″ se kanë anketuar 1400 banorë ku ata kanë menduar se Gjykata Speciale ka për qëllim të trajtojë rastet e korrupsionit.

Raporti sipas Koliqit do të publikohet më datën 9 tetor.

Drejtori i “Intgeras” akuzoi institucionet se nuk e kanë treguar qëllimin e krijimit të kësaj gjykate.

Gjykata Speciale do të trajtojë rastet e paraqitura në raportin e  senatorit zviceran, Dick Marty për krime të supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat