Apeli merr një vendim për dy të dyshuarit për vrasjen e Aulonit

Lajme

Apeli merr një vendim për dy të dyshuarit për vrasjen e Aulonit

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:47
Aulon Zeka

Gjykata e Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara me ankesat e datës 21.09.2017 të avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj dy të miturve nga Prishtina, për rastin e Aulon Zekës.

“Të miturit në fjalë, po dyshohen se kanë kryer  në bashkëkryerje veprën penale “  Vrasje e rëndë “ nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.09.2017.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata themelore, ka vepruar drejtë kur ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform nenit 66 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, lidhur me nenin 185 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1. dhe 1.2, pik 1.2.1,1.2.2. dhe 1.2.2.3 të Kodit të Procedurës Penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat