Veseli i dërgon telegram urimi kancelares Merkel

Lajme

Veseli i dërgon telegram urimi kancelares Merkel

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:07
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kancelarja Angela Merkel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

Në telegramin e tij, Veseli thekson se Gjermania është shtyllë e demokracisë në Evropë dhe ka kontribuar shumë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Me rikonfirmimin tuaj si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë, besoj në një Evropë më të fortë përballë sfidave që na presin”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të kryetarit Veseli.

Kryetari i PDK-së ka ritheksuar se Kosova do të ruajë përherë miqësinë me shtetin gjerman dhe nuk do të harrojë asnjëherë kontributin që ky shtet ka dhënë dhe po jep për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat