Humb vetëdijen dhe rrëzohet në shina, pasagjerët rrezikojnë jetën për ta shpëtuar

Lajme

Humb vetëdijen dhe rrëzohet në shina, pasagjerët rrezikojnë jetën për ta shpëtuar

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:58
Pamje nga video

Pasagjerët që prisnin trenin në metro, kanë rrezikuar jetën që ta shpëtojnë një burrë i cili pasi humbi vetëdijen u rrëzua në shinat e trenit.

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda metrosë, kanë filmuar momentin rrëqethës kur një burrë humb vetëdijen dhe rrëzohet me kokë.

Por, për fat të mirë pasagjerët tjerë u treguan human, duke intervenuar për t’ia shpëtuar jetën burrit të gjorë. Ata kërcyen në binarë për ta nxjerr, pasi pas pak pritej që treni të kalonte.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në metronë Wynyard në Sidnei të Australisë.

Madje disa nga pasagjerët i ngritën duart për t’ia bërë me dije shoferit të trenit se në shina gjendet një njeri, dhe se duhet të frenoj me kohë para se të ndodhë më e keqja.

Raportohet se burri që humbi vetëdijen dhe u rrëzua në shina, ka shpëtuar me vetëm disa mavijosje dhe gërvishtje të lehta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat