Shpresim Uka tronditë opinionin: Ky politikan i ka dhënë 70 mijë marka për vrasjen e familjes Hajra

Lajme

Shpresim Uka tronditë opinionin: Ky politikan i ka dhënë 70 mijë marka për vrasjen e familjes Hajra

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 07:04
Shpresim Uka

“Në rastin “Kiqina”, humben provat, u zhduk dosja shëndetësore e Blerimit që ishte në gjendje shumë të rëndë, pasi rrahjes e maltretimit nga Fadil Syleviqi, për ta thënë deklaratën dhe emrat që kishte në listë nga vrasësit e vërtetë të familjes Hajra, për ta mbuluar krimin me vëllezërit e mi, po ashtu edhe telefoni i H.H Soni Erikson u zhduk, që dyshohet përmes atij telefoni ishte thirrur familja Hajra nga ura që ishte shumë e vështir e kalushme dhe aty ju bë prita. Në ditëlindjen e Burim Ramadanit ishin edhe Ilir Demaku e Petrit Morina që kurrë nuk u akuzuan as nuk u arrestuan vetëm pse ishin të afërm të një drejtori të SHIK-ut. Krejt këto tregon se dikush me fuqi të madhe politike qëndron prapa padrejtësisë së vëllezërve të mi”, thotë Faton Ramadani.

Sipas Faton Ramadanit, raporti i SHIK-ut do ndihmonte drejtësinë e rastit, do tregonte të vërtetën për opinionin.

“Por ata lëre që nuk e bëjnë publike por vetëm heshtin edhe ndaj akuzave të Shpresim Ukes që përfshinë persona të fuqishëm të SHIK-ut në padrejtësinë e Vëllezërve Ramadani. Përgjegjës për padrejtësinë tonë është ata që vranë e urdhëruan të mbyllet krimi me persona të pa fajshëm”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se në videoincizimin e publikuar kohë më parë, Shpresim Uka e përfshinë Ferat Shalën në vrasjen e familjes Hajra.

“Ferat Shalen, Shpresim Uka e përfshinë direkt në vrasjen e familjes Hajra, duke akuzuar se i ka dhënë 70 mijë marka vrasësve për ta kryer atë krim, ku ne e dimë se ata që urdhëruan vrasjen urdhëruan edhe padrejtësinë tonë”, ka thënë ai.

Mirëpo, pavarësisht se Faton Ramadani çdo herë ngritë zërin në forma të ndryshme, rreth padrejtësisë që pretendon se i është bërë vëllezërve të tij, Prokuroria asnjëherë nuk është marr me këtë çështje.

“Unë vazhdimisht shkruaj dhe flas për padrejtësinë. Për këto është dashur dikush të më ftoj nga organet e drejtësisë ti tregoj a janë të vërteta a jo. Unë kam kërkuar nga Aleksander Lumezi takim për këto çfarë shkruaj. Ai më ka refuzuar që takohet. Po të kishte drejtësi vet prokuroria është dashur të më ftoj në interviste dhe ti hetoj a janë të vërteta këto. Mua më ka humb besimi i drejtësisë duke e ditur se secili qytetar i Kosovës se nga bandat e politikes mund nesër të jetë në burg për krimin e tjetërkujt. Zbardhja e drejtësisë së rastit tonë do jetë fundi i atyre që vranë e quan ushtar të pa fajshëm në burg”, ka përfunduar Faton Ramadani.

Sipas burimeve të Gazetës DrenicaSot, Eulexi posedon akuzën e Shpresim Ukës që ja bënë ish-ministrit Shala për vrasjen e Familjes Hajra por që edhe pse qe disa muaj posedon këto prova, EULEX quditërisht ende nuk ka ngritur aktakuzë për ish-ministrin Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat