Në ditën kur Haradinaj i shpalli “luftë” narkotikëve, të miturit i gjendet marihuanë

Lajme

Në ditën kur Haradinaj i shpalli “luftë” narkotikëve, të miturit i gjendet marihuanë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 09:57
Haradinaj

Në rrugën “Hakif Zejnullah” në Podujevë, dje rreth orës 13:20 është arrestuar një i mitur për shkak se i është gjetur substancë narkotike e dyshuar të jetë të llojit marihuanë në peshë prej 38 gramë.

“Rr. “Hakif Zejnullahu”, Podujevë 25.09.2017-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-i mitur, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 38 gramë. Lidhur me rastin është njoftuar QPS-ja, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, dje kishte mbajtur një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ku pas takimit Haradinaj i shpallë “luftë” posedimit të narkotikëve nga të miturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat